FOTO ARKIVA

Njoftimi i policisë për ngjarjet e ndodhura në 24-orët e fundit në Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh është proceduar penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasi M. N., 54 vjeç, banues në Belsh, pasi është kapur në fshatin Drizë, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti dhe lënda drusore.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.