Bashkia e Elbasanit ka nisur një aksion për pyllëzimin e zonave të ndryshme në qytet, por edhe në zonat e dëmtuara ndër vite në njësitë administrative. 1 mijë pisha të zeza u mbollën sot në një nga masivet më të bukura pyjore në zonën e Gjinarit, masiv i dëmtuar nga një zjarr i përmasave të mëdha 4 vite më parë. E gjithë sipërfaqja e dëmtuar, prej 6 hektarësh, tha kryetari i Bashkisë Z. Llatja do të pyllëzohet, ndërkohë që të tilla aksione do të prekin edhe zona të tjera.
Llatja tha se edhe Krasta e cila është dëmtuar disa herë nga zjarret ka nisur të pasurohet me fidanë të rinj, një nismë kjo e Bashkisë së Elbasanit në bashkëpunim me bizneset.
“1000 fidanë pishe i shtohen masivit pyjor të Gjinarit ??
Në Ditën Kombëtare të Shërbimit Pyjor, bashkë me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve z.Kliti Starja vendosëm ti bashkohemi ekipeve të Bashkisë Elbasan në nismën tonë të pyllëzimit në Malin e Gjinarit, i cili vite më parë u prek nga një zjarr që shkaktoi dëme të konsiderueshme. ??
Dhurata më e bukur që mund ti trashëgojmë fëmijëve tanë është një qytet i pastër e i gjelbëruar”-shkruan Llatja ne facebook.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve gjithashtu ka dhënë kontributin e saj në fidanë të rinj ndërsa drejtori i kësaj agjencie Kliti Starja përgëzoi Bashkinë e Elbasanit për nismën duke garantuar mbështetjen e vazhdueshme të institucionit që ai drejton.