Bashkia e Cërrikut ka marrë një iniciativë humane për Aleksandron e vogël, i cili është vetëm 12 vjeç dhe po lufton çdo ditë tashmë të mposht një sëmundje që ka rënduar shëndetin e tij.
Njoftimi i plotë:
Bashkë për Aleksandron ♥️
Ndaj me ju iniciativën më humane dhe të veçantë që Bashkia Cërrik ka ndërrmarë në emër të jetës, në emër të #Aleksandros . Në datë 26 Janar në kinemanë e qytetit organizojmë një koncert bamirësie, ku shitja e biletave do të shkojë si kontribut për kurimin e Aleksandros.
#Aleksandro është vetëm 12 vjeç dhe po lufton çdo ditë tashmë të mposht një sëmundje që ka rënduar shëndetin e tij.
Por Aleksandro këtë herë nuk është vetëm, jemi bashkë si një familje e madhe dhe në familje as kush nuk lihet vetëm apo braktiset…
Faleminderit kujtdo nga zemra; këngëtarë, aktorë, Dj, moderator, kompani ndriçimi, biznese, punonjësit e administratës së bashkisë Cërrik, të cilat na janë bashkuar në këtë mision fisnik?
Shihemi në 26 Janar në kinemanë e qyteti për Aleksandron♥️
Nje koment
Pingback: 2somebody