Modelja Valentina Boscardi, 18 vjeç, humbi jeten në orët e para të së dielës, për shkak të komplikimeve nga kovidi. Ajo ishte diagnostikuar mpavarësisht se e reja ishte vaksinuar me dy doza të vaksinës .
Lajmin e ka dhënë modelja, prezantuesja, aktorja dhe biznesmenia Marcia Boscardin, nëna e të resë. “Me dhimbje të madhe i them lamtumirë dashurisë së jetës sime! Mirupafshim, Valentina Bosacardin Mendes. Unë jam e thyer. Një engjëll ”,-ka shkruar ajo në në Instagram.
Ajo ndërroi jetë si pasojë e trombozës, një nga ndërlikimet e krijuara nga virusi. Mjeku Gustavo Marcatto shpjegon se ka disa nivele të trombozës, por e rëndësishme është të dihet se ajo shkaktohet nga formimi i mpiksjeve të gjakut, të cilat pengojnë funksionimin dhe rrjedhën e duhur të sistemit vaskular.