Kryeministri Rama ka nisur javën e sotme me një lajm të bukur duke bërë realitet një tjetër premtim. Kryeministri njofton vazhdimin e punimeve në Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq e cila është një aks i rëndësishëm rrugor për Shqipërinë.
“Ka përfunduar puna në Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq, që do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, për realizimin e një tjetër premtimi 32-vjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme”, shkruan Rama.