4 janari ka shënuar viĸtimën e parë për 2022! Një sherr mes disa të rinjve në një lokal në ‘Don Bosko’ në Tiranë, ka përfunduar deri në përdorimin e ármëve, duke lënë 2 të plagosur dhe një viĸtimë! Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte rreth orës 16:20, e ndërsa priten të mësohen të tjera detaje në vijim, mbi identitetin e të plagosurve apo motivet e kësaj ngjarjeje.
Nga ana tjetër, gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se në lokal ka kamera sigurie, ç’ka shton edhe shpresat e hetuesve që mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Sakaq, ngjarja ka shokuar klientët në lokal si edhe banorët aty përreth, pasi është një zonë mjaft e populluar e kryeqytetit.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, e ndërsa lokali është rrethuar me shiritin ‘skenë ĸrimi’. Nga ana tjetër, mësohet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një ‘Benz’ të zi!