Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, shqiptarët mund të udhëtojnë jashtë vendit për të shkuar tek familjarët apo tek ndonjë shtet tjetër që të përjetojnë një atmosferë ndryshe.
Ministria e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon ndryshimet të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4
Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit.
Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së.