Mashtrimi me “Call Center”, 28 të arrestuar në Tiranë

Disa persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një skeme të mashtrimit financiar me “Call Center”.

Burime policore bëjnë me dije se janë vënë në pranga 28 persona, që punonin në një kompani të tipit “Call Center”, në pronësi të një shtetasi izraelit.

Megjithatë, të dhënat janë paraprake dhe një njoftim pritet nga autoritetet lidhur me rastin.

Disa javë më parë, disa punonjës së një kompanie Call Center-i në Shkodër u arrestuan për mashtrimit financiar, për tu liruar më pas nga gjykata e rrethit. Në kërkim për këtë rast mbetet pronari polak, që cilësohet si koka e skemës së mashtrimit.