E FUNDIT/ Atentat? Shpërthim me eksploziv në qendër të qytetit

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.