Gjebrea ‘i prish mendjen’ Xhemi Shehut, e rikthen pas 2 vitesh në ekran

Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, duket se do t’i rikthehet sërish ekranit pas një mungese gati dy-vjeçare, por këtë herë në rolin e prezantueses në Festivalin e Fundvitit në RTSH që do të mbahet në fund të këtij muaji. Por, ajo nuk do jetë vetëm. Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, do jenë të tjerë emra që do drejtojnë spektaklin në netët live me emocione. Ardit Gjebrea, po ashtu do jetë pjesë e Festivalit.

Këtë vit konkurenca me sa duket do jetë e fortë pasi këngëtarët që do ngjiten në skenë janë ndër më të dashurit për publikun, por edhe me prezantuesit nuk mbetemi mbrapa.

Xhemi Shehu rikthehet kështu në krah të Ardit Gjebresë, pas dy vitesh që u largua nga ekrani dhe jeta publike. Pas largimit nga “Portokalli”, Xhemi e zhvendosi jetën e saj në rrjetet sociale. Ajo e konsideroi këtë ikje nga ekrani për t’u marrë me bizneset e saj që ajo ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit.