“Ajo vrau sërish”. Eksperti i njohur zbulon çfarë i mori jetën 13-vjeçarit në Lushnje, iu bën apel prindërve: Lojë e mallkuar

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar pak më parë lidhur me tragjedinë që tronditi vendin tonë, ku një 13-vjeçar nga Lushnja u var brenda në dhomë, pas një videoje që po realizonte për ta postuar në tik tok.

Karamuço ka zbuluar emrin e kësaj loje, dhe shtetet europiane që po reagojnë në masë të madhe për ta ndaluar këtë lojë të rrezikshme, që mori dhe jetën e parë në vendin tonë. Ai iu bën thirrje prindërve që të jenë më vigjilentë me fëmijët e tyre.

“Fatkeqësisht ajo vrau sërish në Shqipëri. Loja “Blackout Challenge” në Tik Tok, mori jetën e dytë të një të mituri 13 vjeçar në Lushnjë, ndërsa një 10 vjeçar në Shkodër vdiq vetëm 6 muaj më parë. Loja e mallkuar është ende e panjohur për autoritetet tona.

Ajo po nxit në mënyrë kriminale fëmijët të asfiksohen për zbavitje dhe garë midis tyre. Kjo duhet ndaluar me çdo kusht, siç po bëjnë shumë shtete evropiane.

Apel prindërve të jenë vigjilent…. Apel gazetarëve për sensibilizim publik….”, shkruan Karamuço në postimin e tij në rrjetet sociale.