Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi. Në vend të tij është emëruar Majlinda Perriu, ndërsa vendimi hyn menjëherë në fuqi.
Maliqi e mbante këtë detyre prej 7 qershorit 2021, i cili më herët mbante postin e shefit të kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Elbasan. Ndërkohë që Majlinda Perriu është petagoge në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Kjo është lëvizja e dytë në prefekturë, pasi paraditen e sotme u lirua nga detyra Toni Gogu, i cili shërbeu si prefekt në qarkun e Tiranës duke emëruar Afrim Qendro ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.