Një 23-vjeçare nga komuna e Vushtrrisë së Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në Danimarkë. Sipas medieve kosovare, e reja ka pësuar aksident me makinën me të cilën po udhëtonte. Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar familjarët e 23-vjeçares, duke lajmëruar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor.
“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohen të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby” shkruan babai i së ndjerës.
Ndërkohë mediat në Kosovë shkruajnë se 23-vjeçarjes i kishin mbetur edhe katër muaj që të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver.