U zhvillua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Konferenca e 9-të Ndërkombëtare me titull “Përparimet në Biznes, Financë dhe Drejtësi”. Zv. Rektore e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani, Prof.as.dr Elvira Fetahu, , në fjalën e saj, theksoi rolin që ka luajtur ndërkombëtarizimi në arritjet e universitetit duke renditur programin Erasmus +, Buletinin Shkencor, projektet fituese për kërkimin shkencor dhe bërja pjesë e një prej biblotekave më të mëdha në botë JSTORE, duke i mundësur këtij fakulteti pasurimin e biblotekës me tekste ndërkombëtare.
Zv.dekani i Fakultetit Ekonomik, Dr. Artan Spahiu, në fjalën përshëndetese, shprehu rëndësinë e krijimit të eventeve të tilla akademike, sfidat e Arsimit të Lartë, gjatë periudhës së pandemisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe kërkuesve.