U paralajmëruan ndryshime drejtorësh/ Largohet drejtori i njësisë Vendore të Shëndetit Publik. Ja kush e zëvendëson

Drejtori i Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Elbasan, Ylli Muça do të zëvendësohet nga Ermira Urupi (Bebi). Më herët u bë publike dhe largimi i Drejtoreshës së Zyrës së Arsimit, Anila Çota, e cila u zëvendësua me Ermir Çelën.

Sipas mediave të tjera lokale, në ditët në vijim priten ndryshime të tjera, një proces tashmë i paralajmëruar dhe që është argumentuar me një reformim në të gjitha nivelet drejtuese./elbasanion