Prej disa ditësh tashmë, banorët ne Lezhe jane tmerruar nga një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, e cila del në orët e vona të natës, me një armë në dorë!
E reja shëtit me armë sa lart e poshtë, në një prej lagjeve të Lezhës.
Banorët, të cilët ndihen të frikësuar kanë bërë edhe një denoncim në polici, ndërsa Top Channel ka mundur të sigurojë edhe pamjet e marra nga disa kamera sigurie pranë kësaj rruge.