Gersi Hoxha është djali nga Elbasani, i cili u zgjodh nëpërmjet votimit online si Ambasadori Europian i të Rinjve. Mes konkurentëve nga Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hecergovina 21-vjeçari arriti të siguronte 1578 vota.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë elbasanasi, i cili në anë të një postimi ka treguar se rrugëtimi i tij nuk ishte i lehtë, por ia doli.
Postimi i plotë
“Zyrtarisht Ambasador Rinor Europian 2021-2024
Dua të falenderoj përzemërsisht secilin prej jush, të njohur, të panjohur apo të njohurit e të njohurve (miqve)të mi për gjithë mbështetjen e dhënë.
E gjithë rruga deri këtu, nisur që prej Qershorit nuk ishte aspak e lehtë. Nuk ishte vetëm procesi i votimit, por shumë më shume e në çdo moment jam munduar të bëj më të mirën. Uroj t’ja kem dalë!
Çdo votë, takim, like, koment, shpërndarje, mesazh i juaji për mua ishte një energji që të vazhdoja dhe të kuptoja kush isha unë për të tjerët dhe sa ishin të tjerët për mua.
Kam kuptuar e mësuar shumë dhe jam më gati se kurrë ta vazhdoj këtë rrugëtim.
Faleminderit për dedikimin e kohës tuaj gjatë procesit të votimit, por më shumë se kjo për të gjithë besimin që ju patët tek unë.
Të të besojnë do të thotë përgjegjësi dhe këtë përgjegjësisi dua ta ndaj me të gjithë ju.
Jeni të ftuar të më bashkoheni në këtë rrugëtim shumë premtues për të gjithë ne!
Detajet në një moment të dytë
“Lets get together and build a bridge to a brighter future”
P.s Falenderim publik për @lilidodaa, pa insistimin dhe mbështetjen e së cilës çdo gjë do të dukej ndryshe. Të falenderoj për çdo ide, moment diskutimi, pozitivitet dhe lodhjen e ditëve të tëra qe e benë fushaten tonë të dallueshme për seriozitetin dhe kreativitetin e saj. Je PR më i mirë i fushatave EVER, “, – e ka mbyllur postimin ai./Elbasanion