Lefter Koka me hidhërim njoftoi mëngjesin e sotëm ndarjen nga jeta të vëllait, Ilirit pas një sëmundje të rëndë. Ish-deputeti shkruan se vëllai i madh i familjes ishte shtylla e tyre ku mbështeteshin dhe udhërrëfyesi i tyre.
“Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë! Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qenë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mësuar mirësi e respekt.
Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij! Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit” mbyllet postimi i Lefter Kokës.