Babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për armbëmbajtje pa leje. Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor “Parandalimi” janë arrstuar shtetsit S.J, 39 vjeç dhe dhaji i tij E.J, 16 vjeç banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se babë e bir po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja” 39-vjeçari dhe djali i tij u vunë në pranga.
Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht një 68-vjeçare e cila dyshohet si i ruante në banesën e saj armët e zjarrit të dy të arrestuarve.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Parandalimi”.
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion luftarak
Vihen në pranga babë e bir.
Procedohet në gjendje të lirë dhe një 68-vjeçare, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-S. J., 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 2 shtetas po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete.
Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasja P. T., 68 vjeçe, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lartpërmendur. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, gjatë këtij operacioni.
Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta shtetas, me armët që posedonin.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.