Nusreti kërkon kuzhinier, mishin e shet deri në 1900$, paga sa një ‘pure patate’

Nusret Gokce, i njohur gjithashtu si Salt Bae, kërkon të punësojë një kuzhinier, i cili do të gatuajë biftekët e shtrenjtë të njohur si Golden Giant Tomahaëk që kushtojnë 1,975 dollarë. Por edhe pse çmimet janë shumë të larta dega e zinxhirit të famshëm të restoranteve të mishit të Nusret Gokce do ta paguajë për vetëm 16 deri në 18 dollarë në orë, plus bakshishe, për shërbimin e tyre.

Kjo pagë është e barabartë me një pjatë pure patate ose misër të ëmbël, shkruan Daily Mail. Puna u postua në caterer.com ndërsa vërehet se restoranti “ofron një pagë shumë konkurruese”.

“Mundësi e mahnitshme për një shef me përvojë për t’iu bashkuar ekipit të Nusret në restorantin e ri në Londër,” thuhej në postim. “Si kuzhinier ju do të keni mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar një karrierë globale.”

Pas hapjes në shtator, Nusr-Et London në Knightsbridge u kritikua shumë për çmimet e tij të larta si ëmbëlsirat që shiten për 34 dollarë, një Burger kushton 136 dollarë,Golden Giant Striplion për 1,839 dollarë dhe Golden Kafes për 681 dollarë.

Restoranti ka rritur markën e tij me 38 milionë ndjekës në mediat sociale dhe ka hapur 17 restorante në të gjithë globin.