Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth prej disa ditësh është në gjendje jo të mirë shëndetësore, por kjo nuk e ka penguar të dalë. Me një palë syze të zeza dhe një shami në kokë, mbretëresha është fotografuar duke ngarë ‘Jaguarin’ e saj jeshil.
Kjo është hera e parë që mbretëresha del në publik pas problemeve me shëndetin gjatë ditëve të fundit. Më datë 20 nëntor monarkja u shtrua në spital, dhe nga ajo ditë mjekët e këshilluan të pushojë për rreth 2 javë.
Përveç përdorimit të një bastuni për të ecur muajin e kaluar, mjekët e kanë këshilluar edhe të heqë dorë nga hipizmi dhe pirja e Martinit.