Aksident fatal në vendin tone/ Këmbësori përplaset për vdekje

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”. Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin Pal Vathi , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.