Mesditën e sotme drejtoria e Policisë Elbasan, ashtu si çdo ditë, njoftoi gazetarët për ngjarjet të cilat drejtoria e policisë Elbasan po zbardh apo ka zbardhur. Por njoftimi i sotëm ishte i veshur me një “mister” të madh, të cilin askush nuk e deshifroi.
Policia ka njoftuar se një shtetas ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar. Kjo është diçka që ndodh çdo ditë në spitalin e Elbasanit dhe në çdo spital tjetër, misteri qëndron në arsyen se pse kjo ngjarje e rëndomtë erdhi në telefonat e gazetarëve zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë Elbasan.
Megjithëse zëdhënësja e policisë u pyet nga gazetarët për detaje të metejshme, nuk pati asnjë përgjigje.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 24.10.2021, rreth orës 11:35, shtetasi Sh.K., ka shkuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore dhe nga hetime paraprake dyshohet se është aksidentale pasi është rrëzuar në tokë . Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.