Analiza e ujit të pishinës dimërore të hotel “Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit pranë të cilës u gjet i vṙekur Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita ende nuk ka përfunduar, pasi ISHP ktheu pas mostrat e dërguara nga grupi i hetimit me argumentin se ishin marrë në formën e gabuar dhe duhet të administroheshin nga specialistë të fushës.
Top Channel për të mësuar diçka më shumë arriti të komunikojë me z.Ndriçim Halilaga, i cili është punëtori që pastroi pishinën, para se katër turistët rus të humbnin jetën. Ai tha se hodhi vetëm një gotë klor pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.
Shqipëria po përpiqet të zbërthejë arsyet e vdekjes së njëkohshme të katër turistëve rusë. Përpos interesimit dhe ndjekjes së autopsisë edhe nga përfaqësues të ambasadës ruse.
Prokuroria e Kavajës ka konfirmuar se çështja i është referuar për vṙasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye, për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta, dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe xhakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.
Ndërkohë, mediat ruse njoftojnë se Kryetari i Komitetit Hetimor ka udhëzuar Drejtorinë Kryesore të Hetimit dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare që me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të sigurojë informacion nga autoritetet shqiptare për të raportuar mbi rrethanat e 4 vꓒekjeve tragjike.
Kujtojmë se familja ruse, prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj u gjetën pa jetë në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit më 16 tetor.
Top Channel