Kreu i qeverisë Edi Rama tha se zgjedhje të parakohshme lokale duhet të zhvillohen në ato bashki ku mungojnë aktualisht kryetarët.
Rama tha në EuroNews se për zgjedhje të parakohshme lokale në të gjithë vendin nuk është në dorën e tij.
“Zgjedhje të parakohshme normalisht duhet të bëhën aty ku mungojnë kryetarët e tyre, se janë 5-6 bashki ku nuk janë kryetarët e zgjedhur të 2019. Zgjedhje të parakohshme të përgjithshme nuk është në dorën tonë fare,” tha Rama.