Këto pamje të trishta vijnë nga qyteti i Beratit, mëngjesin e kësaj të enjteje. Dhjetëra qytetarë presin në radhë në një furrë buke, për bukë të ftohta. Çmimet e bukës dhe të miellit prej ditësh janë shtrenjtuar në Shqipëri, kjo për shkak se kompanitë që operojnë në vendin tonë, vendosën që në bashkëpunim me njëra-tjetrën të rrisin çmimin e miellit.
Si pasojë, të këtyre çmimeve të rritura vijnë dhe këto pamje nga Berati, ku qytetarët presin në radhë, në shi, për të blerë “bukë të ftohtë”, ose buka dy ditëshe që mbetet pa shitur në furra.