Shqiptari bëhet papritur milioner në Amerikë. Pas disa vitesh përpjekje fati ishte me të këtë herë

Një 41 vjeçar nga Shqipëria ka fituar 1 milion dollar në “Michigan Lottery’s Powerball”. Edmond Nicaj arriti të gjente numrat fitues të kësaj lotarie, duke i dhuruar vetes shumën e majme, njofton Opinion. “Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese” është shprehur shqiptari. E pashë biletën në mëngjes, dhe nuk pushoja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë.

Djali im 6 vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”, tregoi Nicaj, shkruan Opinion. Me paratë e fituara, Nicaj ka planifikuar të paguajë faturat dhe të ndajë para mënjanë për gjashtë fëmijët e tij.