1 Tetori shënon Ditën e Respektit Global për Moshën e Tretë. Ndër problemet më të cilat përballen të moshuarit në vendin tonë janë pensionet e ulëta, rritja e paktë e tyre, çmimet që rriten, cilësia e shërbimit shëndetësor dhe social, vetmia, dhe emigrimi i vazhdueshëm i fëmijëve.
“40 vjet punë kam unë në Gjeofizike, marr një pension prej 160 mijë lekësh të vjetra. Janë tallur me ne. Unë do doja të më rritej pensioni, të hapin vende punë për rininë.
“Ne nuk krahasohemi me moshatarët fqinjë, jo më me atë në Itali dhe Greqi. Marr një “thes” me ilaçe, tension, humbje ekuilibri, mijëra lekë çdo muaj.”
“Na ndihmojnë fëmijët, por edhe atyre nuk u biem dot në qafë, se kanë fëmijët e tyre për të rritur, hallet e veta.”
“Këtu kanë mbetur vetëm pleqtë. Unë udhëtoj me autobus dhe shikoj vetëm pleq dhe gra. Të rinj, s’ka.”
“Në Itali jetoj. Jam vetëm, sepse djalin e kam ushtarak me forcat e NATO-s. Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë, në shtëpi punojmë, fshijmë, lajmë, pastrojmë, gatuajmë, kujdesemi për nipër e mbesa.”
Pandemi dhe vetmia janë sfidat e sotme për moshën tonë. Takimet janë pakësuar tani, ose nuk ka më fare.
“Meqë është dita jonë, do të luajmë domino gjithë ditën sot“- janw shprehur te moshuarit.
Top Channel