Nuk e di ku ndodhet, vuan nga një sëmundje e rëndë, është në regjim spitalor-kanë qënë këto fjalët e avokatit të ish-kryeprokurori Adriatik Llalla në përfundim të seancës gjyqësore të pak ditëve më parë ku Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij me 2 vite burg.
Por nga çfarë vuan Adriatik Llalla? Burime të sigurta pranë njerëzve më të afërm treguan për Gazetasi.al se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga epilepsia dhe se kjo sëmundje e shoqëron prej vitesh, madje edhe gjatë kohës kur ai drejtonte stafetën e organit qendror të akuzës, apo edhe më herët ILDKPKI-në, nga prej rrugëtoi në krye të organit qendror të akuzës.
Por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar vitin e fundit, dhe nuk është çudi që kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ish zyrtari i lartë po i shmanget burgimit. Nuk përjashtohet mundësia që ish zyrtari më i lartë i dënuar që i përket akuzës të kërkojë azil politik, por të gjitha këto versione mbeten aludime që do të kuptohen orë mbas ore. Derisa panorama të jetë e qartë, Llalla së paku është në kërkim kombëtar, por pa kryer asnjë kërkim veç vizitës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpinë e tij në Tiranë.