Ka shumë mënyra se si një dyqan apo supermarket tju bëjë që ju të shpenzoni sa më shumë në to. Ne shpesh jemi në nxitim dhe na duhet patjetër të shkojmë shpejt në shtëpi. Por na duhet të blejmë disa gjëra të nevojshme si vezë dhe qumësht.
Kontrollojmë aq shumë sa në fund zbulojmë se janë të fshehura në një cep në fund të dyqanit. Shpesh herë themi me vete: sa veshtirë është të gjesh gjërat që dëshiron në një dyqan të madh apo supermarket. Mirëpo, ju sigurojmë se asgjë nuk është kot. Është thjesht një strategji e menduar mirë për të rritur shitjet.
Këto janë disa nga “hilet” interesante që përdorin supermaketet për tju shtyrë të blini sa më shumë:
I përziejnë klientët qëllimisht
A keni menduar ndonjëherë pse artikujt që blihen zakonisht së bashku nuk ndodhen afër njëri-tjetrit? Kjo sepse supermarketet duan që ne të shëtisim nëpër dyqan me shpresën që të bëjmë edhe ndonjë blerje impulsive.
Artikujt e shtrenjtë vendosen në nivelin e syve
Supermarketet vendosin produktet e shtrenjta në lartësi, ku syri i shikon me lehtësi ndërsa produktet e lira në vende më pak të dukshme.
Koshat e blerjeve janë të mëdha për një arsye
Një studim tregoi se dyfishimi i madhësisë së karrocës së blerjeve rezultoi, që klientët të blinin 40% më shumë. Kjo është arsyeja pse me kalimin e viteve, përmasat e tyre janë rritur.
Muzika shtyn në më shumë blerje
Një studim i fundit zbuloi se muzika e këndshme në sfond rrit shanset që një blerës të kalojë më shumë kohë dhe të shpenzojë më shumë para në dyqan. Supermarketet gjithashtu preferojnë muzikë të lehtë në mënyrë që t’i qetësojnë klientët. Studimet zbuluan se muzika me një ritëm të ngadaltë i bëri klientët të blejnë 29% më shumë.
Vendosja e produkteve si qumështi dhe vezët larg hyrjes
Qumështi dhe vezët që konsumohen gati çdo ditë, gjenden gjithmonë larg hyrjes së dyqanit. Kjo strategji është e menduar mirë: pasi ju duke kërkuar qumështin dhe vezët që mund t’i blini përditë shikoni edhe gjëra të tjera të cilat mund t’ju “ngacmojnë” për t’i blerë.