I dha fund martesës me biznesmenin e fuqishëm në Tiranë, gruaja rrëfen dramën që po kalon

Një grua e quajtur Mira, ka treguar per gazetaren Anila Hoxha historine e saj me nje biznesmen të njohur qe pas ndarjes i ka marre edhe femijet. Tch shkruan se Mira, pas tradhtisë së bashkëshortit, përveç familjes humbi edhe fëmijët.

Nëna e dy djemve të mitur nuk pati kohë të kuptonte se çfarë ndodhi në të vërtetë me martesën. “Ai është një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri dhe vendosën t’ia jepnin atij të dy fëmijët.

I jam drejtuar organeve të vettingut, i kam dërguar letër presidentit, shkruar kryeministrit dhe do të vazhdoj sërish pasi qëllimi im janë vetëm fëmijët.

Nuk munden dy fëmijë të mitur të shkëputen nga nëna, përsa e njoh unë ligjin fëmijët shkëputen kur nëna është e dr0guar, kur nëna është me aftësi të kufizuara, gjë që unë nuk kam asnjë nga këto”, shprehet gruaja.