“Jemi popull dembel, kurrë nuk ngrihemi për të drejtat tona. Shqiptari ka kaluar nga një pushtues në tjetrin pa reaguar fare. Fshatari shqiptar ka vetëm kazmë dhe lopatë në shtëpi, kurse ai europian dhjetra vegla për punë”.
Ky prononcim në Abcnews.al “shkundi” shqiptarët në fundjavë dhe brenda 48 orëve mori një milion shikime, ndërsa vijon që të shpërndahet me të njëjtin ritëm. Gazetari i Abcnews.al, Ermal Vaka kontaktoi sërish qytetarin që dha disa leksione të forta, i cili është profesor në Universitetin Bujqësor.
Prof. Dr. Lush Susaj u shpreh se intervistën ia kishin dërguar shumë miq dhe se e ka pritur shumë mirë. Por nga buron shpërndarja me shpejtësi “rrufe” e mesazhit të tij? “Reagimi i njerëzve për të vërtetat që kam artikuluar në këtë intervistë, e që njerëzit duan ti dëgjojnë e të mësojnë se si mund të ndryshojnë sjelljen dhe realitetin e tyre jetësor e politik. Unë mendoj se njerëzit kanë reaguar nga të vërtetat e thëna troç” shprehet ai.