Dikur një shitës televizorësh, sot më i pasuri në Shqipëri, tregon cila është ëndrra e tij finale

Mos u merzisni nese ende nuk e keni gjetur veten tuaj. Me sa duket ka shprese edhe per ne. Pak nga historia e tij frymëzuese, por edhe pasionet dhe dëshirat e një mutimilioneri I shprehu në pasditen e sotme në “Pushime on Top” Samir Mane në një intervistë me Ori Nebiaj. Ai tregoi se si nga një shitës televizorësh sot kompaitë e tij kanë rreth 5500 të punësuar. Rrugëtimi ka qenë i gjatë dhe me shume pengesa, por sot ai është njeriu më i pasur në Shqipëri, aspiratat e së cilit janë bizneset internacionale.

INTERVISTA:

Ne eksperiencen tuaj ne tashme bizneset me te fuqishme ne Shqiperi, a ka nje vendim te cilin po mos ta kishit marre do ndryshonte rrjedhen e historise ne biznes dhe ju s’do ishit ketu ku jeni sot?

Ne fillimet e mia ka pasur plot raste te tilla, por me pas cdo gje ka marre rrjedhen e vet graduale dhe s’do ndryshoja asgje nga 25 vite me pare deri tani.

Ca marredhenie keni ju me parane?

Paraja te une ka ardhur rastesisht nderkohe qe punoja dhe eshte rritur ne menyre graduale. Mua me vjen mire qe parate i kam vene ne funksion te bizneseve qe kenaqin njerezit. Me vjen mire kur degjoj komente pozitive nderkohe qe jane tek bizneset e mia. Paraja eshte e rendesishme, por kur arrin ne nje faze si puna ime, me e rendesishme eshte vlera qe ti krijon me parane per njerezit.

Sa limit kane femijet e tu ne shpenzime?

Ata patjeter kane limitet e veta. Une kam lexuar per kete pune dhe mendoj qe kane limitet e mjaftueshme per shpenzime. Sot kam me shume kohe te rri me ta sepse strukturat e mia punojne dhe vetem te menaxhuara nga 5500 njerez te punesuar.

A shkon Samir Mane ne kinema? Rezervon gjithe kinemane?

Shkoj por nuk rezervoj gjithe kinema. Ndryshimi i imi si njeri i pasur me ty si njeri me pak i pasur eshte qe blejme te njejten bilete. Me pelqejne filmat aksion, edhe komedi. Por keto serialet e fundit te famshme me mbajne mberthyer.

E ke menduar pensionin?

Nuk besoj se do dal ne pension pasi jeta ime eshte e lidhur me biznesin. Une do vazhdoj gajte te merrem me kete pune pasi adrenalina eshte e madhe. Ke pasur nje enderr qe te ka shoqeruar gjithmonë? Si eshte sot kur ti i ke te gjitha? Ka gjithmonë endrra dhe sot eshte pozicioni im dhe ndikimi im ne rajon dhe nderkombetarisht. Ky eshte qellimi im final per tu plotesuar.

Si e sheh turizmin shqiptar?

Turizmi shqiptar eshte ne fillimet e veta. Ka shume per te bere dhe permiresuar. Fokusi i bizneseve dhe institucioneve duhet te jete turizmi. Nuk kam pare ne kete vend vizion me te mire se sa zhvillimi i turizmit. Ne madje mund te ofrojme me mire dhe me shume se sa vendet fqinje duke qene se tek ne akoma nuk rshte ndertuar shume per kete fushe.Samir Mane; Nga shitës televizorësh në njeriun më të pasur në Shqipëri.