Lekë të faIsifikuar po ‘mbyѕin’ Shqipërinë. Nuk njihen me ѕy të lirë, ja ѕekreti që të mos e рësoni

Të dhënat e fundit të disponueshme nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim, 5.7 prej tyre janë të f alsifikuara. Sipas të njëjtave të dhëna, kartëmonedha prerjen 1000 lekë zë pjesën më të madhe të totalit të kartëmonedhave false, e pasuar nga prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë.

Nga ana teknike, kartëmonedhat kombëtare të fal sifikuara riprodhohen me teknikë bazë printimi digjital me ngjyra, të shoqëruara me aplikimin e metodave artizanale shtesë për imitimin e disa elementëve të sigurisë.

Por, ndonëse të dhënat për vitin 2018 nuk janë publikuar ende, tregtarët e kryeqytetit, që janë në kontakt të vazhdueshëm me paratë, i kanë jo të panjohura eksperiencat me paratë e fal sifikuara. Madje njëri prej tyre tregon rastin e fundit e ka pasur vetëm para pak ditësh.

“Pardje më ka ardhur një 10 mijë lekëshe false. Erdhi një plak, por unë sa e k apa me dorë e kuptova që ishte false. Kam një stilolaps verifikues me të cilin i provoj: po u nxi kartëmonedha është false, nëse nuk nxihet është në rregull”,-tregon tregtari, që ka një dyqan të vogël në tregun çam, në kryeqytet.

“Mua më ka ndodhur para disa vitesh. Unë nuk e dallova fare, por kur shkova të blija në një dyqan tjetër e dalloi shitësi që ishte false”,-thotë një tjetër tregtar, që operon në të njëjtin treg.

Megjithatë, ata thonë se janë pak të informuar mbi elementët e sigurisë së një kartmonedhë dhe metodat që përdorin për identifikimin e tyre janë të thjeshta, duke u fokusuar te prekja me dorë apo edhe përdorimi i stilolapsëve specifikë, që lënë gjurmë në kartëmonedhë.

“Ne punojmë çdo ditë me lekun dhe zakonisht e dalloj me prekje, plus që ndonjëherë e ngre në dritë dhe shikoj “kokën”. Ndërsa për përdorimin e stilolapsit ka qenë ideja ime sepse e vura re që kishte para’ false në qarkullim dhe e bleva kur dola jashtë shtetit”- thotë tregtari.

Elementët e sigurisë

Kartëmonedhat aktuale në qarkullim kanë 7 elementë sigurie. Shtypi i ngritur, që prodhon në efekt relievi në bojën e përdorur mbi kartëmonedhë është njëri prej tyre. Me rrëshqitjen e gishtave përgjatë sipërfaqes së kartëmonedhës, prania e shtypit të ngritur mund të perceptohet tek imazhet kryesore në të dy anët e kartëmonedhës. Një tjetër element është filli i sigurisë i thurur në letrën e kartëmonedhës.

Me shikim të lirë, në anën e përparme të kartëmonedhës filli shfaqet në sipërfaqe si vijë e gjerë dhe ndërprerë në ngjyrë argjendi, në të cilën shkruhet vlera nominale e kartëmonedhës. Nga ana tjetër filigrama është një element sigurie i realizuar në letrën e kartëmonedhës. Duke e mbajtur kartëmonedhën kundrejt dritës, rishfaqet portreti i kartëmonedhës.

Një tjetër tregues është elementi i regjistrimit që në kartëmonedhat shqiptare përfaqësohet nga një figurë e stilizuar e shqiponjës. Ky element është i shtypur në të dyja anët e saj dhe kur shihet kundrejt dritës duhet që të dyja figurat të përputhen saktësisht mbi njëra-tjetrën, duke formuar një imazh të vetëm.

Nga ana tjetër, imazhi i fshehur është një element sigurie i cili bazohet në efekte optike të shtypit të ngritur kundrejt dritës, ndërsa mikroteksti është shkrim me përmasa të vogla, qartësisht i lexueshëm me një lente zmadhimi.

Në kartëmonedhat e vërteta, ky tekst duhet të duket i konfiguruar qartë. Kartëmonedhat shqiptare përmbajnë edhe elemente për të ndihmuar të verbërit t’i dallojnë ato nga njëra tjetra. Ndërkaq, përveç tregtarëve, pikat e këmbimit valutor, gjithashtu janë kontakt të vazhdueshëm me kartëmonedhat vendase dhe ato të huaja.

Punonjësit e tyre thonë se rastet e parave të fal sifikuara janë të shpeshta, ndërsa shtojnë se monedha vendase është më problematike. Megjithatë, ndryshe nga tregtarët e zakonshëm, këto pika disponojnë pajisje më të specializuara për identifikimin e kartëmonedhave të fal sifikuara, duke dalluar në këtë mënyrë edhe fal sifikime më të sofistikuara. Por, me identifikimin e tyre ata thonë se mjaftohen me ‘mospranimin’ e tyre, duke mos ndjekur hapa të mëtejshëm për denoncimin e rasteve.

Ndërkaq, edhe institucionet bankare thonë se përballja me këto lloj kartëmonedhash është e shpeshtë, por metodat që përdoren për identifikimin e tyre, padiskutim janë tejet të sofistikuara. “Mund të themi që ka tentativa, sidomos në Shqipëri që është një ekonomi që qarkullon me vlera të larta në kesh, në ndryshim me shtetet e tjera, ku janë të zhvillura edhe metoda alternative të tjera dhe paraja fizike ka ardhur në rënie si vlerë”,-thotë nëndrejtor i Departamentit të Thesarit në ‘Credins Bank’.