Almira Voka eshte gruaja 49 vjece nga Dibra qe nisi te bente jufka e me pas arriti te bente biznes. Shtepia e saj 2 kateshe e rrethuar me kumbulla ndodhet pak kilometra larg Peshkopise e ajo se shpejti shpreson ta ktheje ne bujtine. Kur e sheh se jashtmi te buzeqeshur as qe te vjen nder mend se si mund ti kete rritur ajo 3 femijet e saj plot sakrifica e duke qeshur thote: “Vec guri i mullirit s`me ka blu”.
Ajo tregon se si ia nisi nga e para pasi mbeti e ve pa asnje te ardhur me ndihmen e shoqates Argitra vizion. Aty filloi te pergatiste jufkat e famshme te Dibres ne shtepi e ti shist ne treg. Por tregu per te ishte tabu sepse grua pa burre nuk ishte e lejuar te dilne te shiste. Keshtu vinte canten para fytyres e dilte shiste ket eprodukt qe atehere as qe njihej dhe skishte ambalazhe apo etiketa.
Me parate qe nxirrte nga jufkat filloi te pergatiste gatime te tjera ne shtepi e ti shiste ne treg duke bere qe pak nga pak te rregulonte shtepine e saj duke i shtuar dicka me shume dhomes qe i la i shoqi.
Por sot pas 15 vitesh ajo ka nje shtepi 2 kateshe te cilen e ka rindertuar pasi iu dogj dhe tashme ka deshiren qe me famen e saj per gatime tradicionale qe njihet edhe ne Tirane te kthej shtepine ne bujtine
Almira ka vetem nje pishman qe vajzen e martoi pa e cuar ne shkolle duke iu besuar mentalitetit. “Shpirti ma di si i kam rrit femijet …” tregon ajo per jeten e veshtire para atyre viteve