DASH e shpalli ‘Non grata’/ Basham merr vendimin ekstrem për Berishën: Nuk do të jetë….

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të dalë në dritë e vërteta, e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një deklaratë për mediat, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të Berishës në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për transparencë në këtë proces.

Më tej Basha shtoi se partneriteti i PD me SHBA është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.