Protokolli sekret për Vꓒekjen e Mbretëreshës Elizabeth tanimë 96 nuk ka mbetur edhe aq sekret sa që edhe në serialin The Crown , të shpërndarë praktikisht në të gjithë botën nga Netflix, ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë Princi Filip bënin shaka për emrat e koduar që siguria i ka atribuuar Vꓒekjes së tyre. “London Bridge is doën”, për të sajën;
“Forth Bridge is doën”, për të. Rënia e Forth Bridge, që personifikonte Vꓒekjen e Princ Filipit ka ndodhur më 9 Prill dhe disa kanë parë, makinerinë masive organizative që kërkonte funerali, njëjtë si një ” provë fustani” për ditën kur do të bjerë Ura e Londrës.
Mediat ndërkombëtare tani kanë bërë bërë publike dokumente të reja konfidenciale.
Ndoshta është një shenjë e kohës që udhëzimet e para të protokollit kanë të bëjnë me bllokimin e faqeve qeveritare dhe llogarive në mediat sociale. Faqja e internetit e qeverisë Gov.uk dhe të gjitha faqet sociale të qeverisë, nuk do të përditësohen përveç komunikimeve të rëndësinë më të madhe dhe do të kenë si foto profili një foto të zezë.
Hapësira ku do të vendoset trupi i mbretëreshës do të qëndrojë e hapur njëzet e tre orë në ditë, për tre ditë rresht, me vizita në kohë të ndryshme dhe bileta për VIP-at. Funerali do të bëhet dhjetë ditë pas Vꓒekjes së saj . Flamuri britanik do të ulet në gjysmë shtize brenda disa minutave për dhjetë ditë. Parlamentet kombëtare dhe lokale do të pezullohen dhe vendi do të mbajë dy minuta heshtje. Në orën 6 pasdite në ditën e Vꓒekjes së mbretëreshës, Charles do të japë një fjalim para kombit, tanimë në rolin e mbretit të vendit.