Mendohej se ishte prekur thjesht nga temperatura e lartë, por ajo që i ndodhi më pas 7-vjeçarit Kevin Baynes JR e la familjen e tij në dëshpërim të thellë. Ngjarja ka ndoshur në SHBA, në shtetin e Virginias, ku vogëlushi Kevin ishte dërguar në shtëpi, të premten e kaluar, pasi kishte vjell në klasë dhe kishte temperaturë të lartë, ka shpjeguar babai i tij mëngjesin e të hënës.
Të shtunën në mëngjesi 7-vjeçari ishte dërguar në spital, ku mjekët i kanë dhënë një recetë me disa barna kundër gripit dhe dhimbjes së fytit. Askush nuk e mendonte se Kevin do të kishte një fund tragjik pas disa orësh, ai fjeti për pjesën më të madhe të ditës së shtunë, pa konsumuar ushqime dhe ujë, është shprehur babai i vogëlushit.
Tw neswrmen motra e madhe 9 vjecare e vogelushit shkoi per ta zgjuar por ai nuk merrte fryme sic deklarojne mediat lokale. Prinderit morwn ne telefon 911 per ta derguar ne spital ku e deklaruan te vďekur. Mbi trupin e tij po behet nje autopsi per te pare shkaqet e verteta te vďekjes se tij.