Ministria e Jashtme njofton se Italia nuk e ka ndryshuar kategorizimin për Shqipërinë, na bazë të rregullave të Covid-19, duke lënë atë në listën D. Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë certifikatën e vaksinimit, tamponin dhe formularin PFL.
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson. Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore.
Mirëpo, sipas këtij njoftimi të gjithë shtetasit shqiptarë që janë vaksinuar me vaksina kineze dhe ruse nuk mund të udhëtojnë në Itali, sepse vendi fqinj njeh vetëm ato të sipërpërmendura.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:
Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D ?https://bit.ly/3mM8ëEY
Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;
Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;
Formularin PLF ? https://app.euplf.eu/
Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;
Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.
Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun? https://bit.ly/38u0NTs