Moderatorja Arbana Osmani, ka konfirmuar përmes një postimi në ‘Instagram’, se është ajo e cila do të prezantojë formatin e ri të ‘Big Brother Vip’ në tetor. Arbana ka treguar shumë e entuziasmuar se prezantimi i ‘Big Brother’ ka qenë për të një ndër emocionet e saj më të mëdha në jetë dhe e tillë është ndjerë edhe këtë herë kur iu konfirmua në prill drejtimi i këtij formati.
Ajo gjithashtu u ka kthyer përgjigje pyetjeve të disa ndjekësve. Në pyetjen se sa do të marrë fituesi i Big Brother VIP, Arbana përgjigjet. “100 mijë euro,” shkruan ajo në Story.