Ja si mund të udhëtoni nga Italia në Shqipëri nëse ju ka skaduar pasaporta

Emigrantët shqiptarë në Itali që nuk kanë qartësi për udhëtimin në Shqipëri në raste kur ju ka skaduar afati kohor i pasaportës shqiptare.

– Emigrantë ose shtetas shqiptarë  në Itali që ju ka skaduar pasaporta mund të pajisen me leje kalimi që e marrin në ambasadë apo në konsullatat shqiptare, duke aplikuar online në platformën www.e-albania.al, e pa qenë nevoja të regjistrohen, por vetëm duke plotësuar të dhënat e tyre në seksionin, aplikim për leje kalimi.

– Ata mund të udhëtojnë me leje kalimi drejt Shqipërisë por nuk mund të kthehen në Itali pa marrë pasaportën e re në Shqipëri.

– Leja e kalimit merret edhe nëpërmjet shërbimit postal duke dërguar dokumentet në ambasadë me postë, fotot dhe pagesën prej 30 euro. Leja e kalimit mbërrin në banesën e emigrantit që ka kërkuar shërbimin.

– Gjithashtu leja e kalimit mund te merret duke u paraqitur personalisht në ambasadën ose konsullatën shqiptare në Itali,  pasi ke bërë aplikimin online.