Një 30-vjeçare me iniciale K.M. është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë orëve të natës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës duke e bërë për spital.
Për pasojë kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					