Rastet e reja me COVID-19 mbeten në nivele të larta në Greqi, me shifrat që shkojnë deri në 178.8% krahasuar me muajin e kaluar, duke intensifikuar shqetësimin e ekspertëve lidhur me atë që mund të ndodhë në gusht dhe vjeshtë. Profesori i Pulmonologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis nuk është aspak optimist në parashikimin që bën për muajin gusht, referuar valës së që po sjell varianti “Delta”.
“Dy skenarët që kemi parashikuar mbeten. Skenari i mirë është që të kemi 3,000-3,500 raste ditore. Skenari më i keq me kulminacionin e tij të paqartë mund të arrijë 5,000-5,500 raste deri në shtator” tha ai. Jo vetëm infektimet, por edhe spitalet po rimbushen. Profesori i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Patras, Charalambos Gogos tha se shtrimet në spitale po rriten me një normë prej 25% në 26% në ditë, me një rritje paralele në intubim.
“Kjo valë ka të bëjë edhe me mutacionin Delta, sepse virusi është më ngjitës, por me heqjen e masave dhe mosrespektimin e masave tashmë ekzistuese. Rritja e shtrimeve në spital është një sinjal, pasi kemi një rritje mesatare prej 25% -26% nga dita në ditë dhe një rritje të vogël të intubimit, por në nivele të menaxhueshme.
Vala do të jetë e madhe në lidhje me kurbën epidemiologjike por jo aq e fortë në lidhje me shtrimet në spital dhe intubimin” vlerësoi ai. Dy profesorët këshillojnë që shpëtimi i vetëm është vaksinimi kundër sëmundjes. Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 viktima