Mjekët e spitalit të Traumës protestuan pas ndalimit të dy kolegëve, të cilët akùzohen për korrupsion. Dy mjekët, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj u aŗestuan, pasi dyshohet se kanë marrë rryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, ku u përfshi në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrárë 4 persona.
Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba pranoi publikisht sot se mjekët në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri marrin rryshfet. Ai shprehet se shërbimi shëndetësor është një shërbim që duhet paguar, si të gjithë shërbimet e tjera.
“Nuk jemi më në kohën e diktaturës, që shkon në spital dhe të tjerat i di shteti. Shteti duhet të ndërhyjë dhe të sigurojë që të kryhen pagesat në spital, për çdo shërbim të marrë. Në spitalin tonë, shërbimi i laboratorëve është privat, paguhet me çmimin e tregut. Shërbimi i instrumenteve është privat, shërbimi i pastrimit është privat, shërbimi i ushqimit është privat, paguhen me çmimin e tregut”, u shpreh Torba.
Ndërsa foli për pagën e mjekëve, ai tha se është shumë e ulët, duke shtuar se asnjë mjek nuk do të qëndronte në punë, nëse nuk do të merrte rryshfet nga familjarët e pacientëve.
“Rroga neto e një kirurgu me 30 vite eksperiencë është 80.000 lekë. Cili kuzhinier në restorantet e Tiranës e ka rrogën kaq? Cili prokuror, gjyqtar apo hidraulik e ka rrogën kaq? Me këto rroga, unë të siguroj që po të hiqeshin bakshishet, nesër në mëngjes nuk do të kishe asnjë mjek në spitale”, tha mjeku.
Kirurgu kërkoi që të ligjërohet dhënia e bakshishit mjekëve për shërbimin e tyre ndaj pacientëve në spital.
“Ne kërkojmë të zgjidhet mënyra e financimit të spitaleve. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”, deklaroi mjeku kirurg në Top Channel.