Shpesh mendojmë shumë pak në lidhje me stinën apo muajin në të cilin do të vijë në jetë fëmija. Ndonjëherë është më tepër e rëndësishme të ngjizet një bebe. Por sipas studimeve të fundit, t’i kushtosh rëndësi muajit të lindjes nuk është një gjë absurde, por shumë e rëndësishme në lidhje me shëndetin.
Rezultati i studimit
Ai u krye nga një grup studiuesish të Cambridge University dhe u publikua në revistën Heliyon, duke marrë në studim rreth 1.000.000 britanikë të rritur dhe ecurinë e shëndetit të tyre gjatë viteve. Qëllimi i tyre ishte të zbulonte ndikimin e stinës së lindjes në shëndetin e personit.
Të gjitha meritat e vitaminës D
Ekspertët nxorrën përfundimin se vitamina D do të ishte një substancë shumë e rëndësishme për shumë funksione të organizmit. Nëse fëmija kishte lindur në muajt e verës apo në fund të pranverës do të kishte marrë një sasi më të mirë të kësaj vitamine që në barkun e nënës, kështu ata do të kishin një peshë dhe gjatësi më të mirë gjatë jetës.
Gjithashtu vajzat që kanë lindur në qershor, korrik dhe gusht do të hynin në periudhën e pubertetit më vonë se moshataret e tyre. Vitamina D do të kishte efekte pozitive në zhvillim dhe shëndetin e fëmijës.
Sipas disa studimeve të tjera, fëmijët e lindur në dimër do të jenë më të rrezikuar ndaj alergjive ushqimore si edhe astmës.