Banka e Shqipërisë prezanton dy kartëmonedhat e reja që do hidhen në treg. Për herë të parë do kemi në dorë këtë prerje (Foto)

Banka e Shqipërisë ka prezantuar dje dy kartëmonedhat e reja 1.000 dhe 10.000 lekë. E para ka dizajn të ri, ndërsa e dyta është një risi në tregun shqiptar të kartëmonedhave. Ajo është prerja me vlerën më të lartë në Republikën e Shqipërisë. Kartëmonedha 10000 Lekë mbart si tematikë simbolet e flamurit dhe himnit kombëtar – simbole kryesore këto të identitetit tonë kombëtar – të shoqëruara me portretin e poetit të  shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njëkohësisht autor i “Himnit Kombëtar”, Aleksandër Stavre Drenova, njohur me pseudonimin letrar “Asdreni”.

Kartëmonedha 1000 Lekë, pjesë e serisë së re, vjen me një dizajn të rifreskuar, por ruan të njëjtat motive të paraqitura në prerjen ekzistuese, duke pësuar ndryshime, të cilat lidhen me konfigurimin në tërësi të të gjitha elementeve të shtuara dhe të përmirësuara.