Deri më 30 korrik, Italia ka vendosur të aplikojë rregulla të rrepta për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt shtetit fqinj. Ambasada italiane ka njoftuar të dielën mbi kushtet dhe se cilët shtetas lejohen të kalojnë përtej brigjeve të Adriatikut. Nëse lexon materialet e shpërndara prej saj, duket qartë një lloj kaosi informativ. Flitet për afate, kur ato kanë skaduar, jepen data që janë shumë të vjetra, vendi ynë futet në lista ndalimi me informacion të papërditësuar, etj.
Megjithatë diçka është e qartë, Italia ka vendosur që të mos ndryshojë vendimin e shumë muajve më parë që shqiptarët të ndalohen të futen në Itali të paktën deri më 30 korrik 2021. Nga ana tjetër, paradoks përbën fakti se Shqipëria nuk po e zbaton reciprocitetin me Italinë. Ndërsa ky vend fqinjë ka mijëra të infektuar në ditë, qytetarët e saj futen lirisht në Shqipëri duke përbërë kështu potencial infektimi të qytetarëve shqiptarë në një vend që ka fare pak infektime ditore.
“Rregullat e paraqitura në slide-t këtu në vijim dhe në faqen web të Ambasadës së Italisë në Tiranë, lidhur me udhëtimet nga Shqipëria për në Itali, janë të vlefshme deri më 30 Korrik”, thuhet në njoftimin e të dielës 13 qershor 2021 të ambasadës italiane.
“Me urdhëresën e Ministrit të Shëndetësisë të datës 16 Prill 2021, mes te tjerash, është vendosur:
Detyrimi për ata qe hyjnë në territorin kombëtar nga Shtete apo territore qe bejne pjese ne listat C, D dhe E (mes te cileve hyn edhe Shqipëria), te bashkelidhjes 20 te Dekretit te Kryetarit te Keshillit te Ministrave te dates 2 mars 2021, per t’iu nenshtruar tamponit te evidentimit te geneve virale nga SARS-CoV-2 (PRC) ose atij te antigeneve, per tu bere brenda 48 oreve para hyrjes”, thuhet në njoftim.
Me nënshkrimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 3 dhjetor 2020 janë shpallur masa urgjente për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin kombëtar.
Përsa u përket udhëtimeve nga dhe për në Shqipëri nuk janë përcaktuar ndryshime të udhëzimeve të parashikuara me Vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave