Po luante në kuzhinë, fëmija i mitur i vendos flakën shtëpisë, shkrumbohet banesa dy katëshe

Një banesë dy katëshe  është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Nga burimet paraprake mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetases Nafie Myzyri dhe kati i dytë është shkrumbuar totalisht, ndërsa në katin e parë nuk raportohet për dëme.

Zjarri fillimisht u shfaq në kuzhinë, duke djegur më pas të gjitha orenditë e katit të dytë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga fëmija i mitur i cili po luante në kuzhinë.