Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë rreth orës 19:15 të kësaj të enjte. Në rrugën “Xhanfizo Keko” një automjet tip “Mercedes Benz” me drejtues J.B, 19 vjeç ka përplasur një kalimtare shtatzënë rreth moshës 30 vjeçe. Automjeti më pas ka goditur një pemë në trotuar e cila është rrëzuar.
MAPO sjell pamje nga aksidenti ku duket automjeti i cili ka përfunduar në trotuar.
E aksidentuara mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar në komisiariatin nr.4 drejtuesin e automjetit J. B., 19 vjeç.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave.