Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar sot një foto shumë të veçantë, duke e cilësuar si “foto e ditës”, një term që përdoret shpesh nga kreu i Qeverisë, Edi Rama. Në foto shihet kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i cili me xhentilesë i merr dorën ministres për t’ia puthur. Ajo e sheh me admirim dhe e ka pritur mjaft mirë këtë veprim shumë fisnik.
Në foto shihet ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila “mban qendrim”, por pa e fshehur kënaqësinë dhe entuziazmin e këtij gjesti të bukur. Edhe ministrit të Shtetit për rindërtimin dhe pandeminë, Arben Ahmetajt nuk i ka shpëtuar asgjë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar është prej dy ditësh në një vizitë jashtë vendit, ku më herët ishte në Hungari dhe së fundmi në Bullgari. Dje në Hungari u arritën disa marrëveshje mes dy vendeve, ndërsa sot ministrja e e Arsimit postoi këtë foto të bukur.